50-vjeçari Ervin Shahini, u arrestua më 26 janar të këtij viti në Korenë e Jugut, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare që prej vitit 1997.
Shahini u arratis nga Shqipëria pasi u dënua me burgim të përjetshëm si i akuzuar për vrasjen e një taksisti, teksa tentoi ta grabiste, si dhe plagosjen e 4 personave të tjerë.
Që prej arratisjes së tij, 50-vjeçari kishte përdorur emrin e një shqiptari tjetër për t’u identifikuar.
Ditët e para të vitit 2024 agjentët e Interpol Tirana, të cilët janë tashmë njësi e specializuar për gjurmimin dhe kapjen e personave në kërkim, së bashku me kolegët nga Koreja trokitën në derën e banesës së Shahinit.
Gjurmimi i Shahini njohur ndryshe edhe si (Vrasësi i Taksistëve) nisi në 2015 për tu finalizuar me prangosjen e tij në vitin 2024.
Historiku i ngjarjeve kriminale:
Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë. Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes. Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:
- më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.
- më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S.H.;
- më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
- më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.; informoi sot Policia e Shtetit.
50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Arrestimi në Republikën e Koresë u realizua në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)).
Fillimisht Shahini ishte larguar drejt Greqisë, më pas në SHBA dhe prej disa vitesh kishte shkuar në Koren e Jugut aty ku dhe u arrestua.
Gjatë operacionit policor të koduar “Suporti” u bë i mundur lokalizimi në Kore dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin e Shahinit.
Ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.
Lini një Përgjigje