
Sipas njoftimit të policisë dhe prokurorisë gjermane “të shtunën në mbrëmje, 9 mars 2024, një 38-vjeçar nga Bielefeld vdiq si pasojë e të shtënave në qendër të qytetit.
Autori ose autorët janë në arrati”.
Mediat kryesore gjermane kanë shkruar për rastin duke theksuar se bëhet fjalë për ish -bokserin kosovar Besar Nimani.
Në njoftim thujet se sipas gjetjeve aktuale, viktima ndodhej në zonën e Obernstrasse Klasingstrasse rreth orës 18:00 kur “një ose më shumë autorë janë afruar dhe kanë qëlluar”.
Policia thekson se shtetasi kosovar, ka vdekur në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda.
“Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e qytetit Bielefeld. Vijon kërkimi për autorin ose autorët”, thuhet në njoftim.
Siç bëjnë me dije Policia dhe Prokuroria nuk ka rrezik për palët e treta të papërfshira në këtë incident, që ka përfunduar me vrasje.
Më tej policia thekson se hetimet po kryhen nga skuadra e vrasjeve “Ober” në krye me kryedetektivin Alexander Scholz.
Sipas prestigjozes Bild, vdekja e 38-vjeçarit është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor. Autorët që kryen këtë vrasje nuk janë identifikuar nga autoritetet gjermane, ndërsa një sulm i ngjashëm ndaj tij kishte ndodhur edhe në vitin 2013.
Nimani gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka zhvilluar 27 ndeshje, ku ka arritur që të shënojë fitore në 26 prej tyre, ndërsa ka pësuar vetëm një humbje.
Lini një Përgjigje