TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2024, 09:48

I zunë pritë sapo doli nga restoranti, zbardhen detajet si u ekzekutua boksieri shqiptar në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti
I zunë pritë sapo doli nga restoranti, zbardhen detajet si u ekzekutua
Besar Nimani

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani, i cili u ekzekutua këtë të shtunë në Gjermani, në qytetin e Bielefeld.

Siç raportohet nga mediet gjermane të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve, 38-vjeçari shqiptar u qëllua me armë teksa po dilte nga një restorant i qytetit. Sipas ‘BILD’, Nimani vdiq në vend. Autoritetet gjermane nuk kanë bërë ende asnjë arrestim, ndërsa janë në ndjekje të autorëve.

Nimani në vitin 2013 ka rënë pre e një sulmi të ngjashëm me armë zjarri.

Besar Nimani ka qenë një boksier i kategorisë “Super Welterweight” dhe në 27 ndeshje numëron 26 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Ai u tërhoq përfundimisht nga boksi në vitin 2019. Kujtojmë se ishin fillimisht familjarët e Nimanit ata që njoftuan vdekjen e boksierit.

besar nimani gjermani

Lini një Përgjigje