
44-vjeçarja shqiptare Anastasia Merkouriadis është shpallur në kërkim pasi organizoi vjedhjen e një kasaforte në banesë në Greqi.
Personi kryesor i vjedhjes së një kasaforte në një shtëpi në masivin malor të Pellës në Greqi, ishte 44-vjeçarja nga Shqipëria, e cila i dha informacionin përkatës një bashkatdhetari.
Ajo kishte dijeni për ekzistencën e kasafortës me shumën prej 150 mijë eurosh e cila njoftoi shokun e saj 29-vjeçar Bajram Krena nga Zerqani i Bulqizës.
Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar, më 2 tetor 2023, kanë hyrë të pa shqetësuar në banesë duke thyer një dritare dhe kanë hapur kasafortën.
Ngjarja u zbardh nga Policia e Edesës, ndërsa autorët janë ende në kërkim.
Në kontrollin e kryer në banesën e 44-vjeçares në zonën e Pellës, u gjetën vetëm 5300 euro, të cilat u sekuestruan nga policia.
Lini një Përgjigje