TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2024, 12:29

E kishte kthyer shtëpinë në bazë armatimesh në Vlorë, Luçiano Deraj ‘kyç’ gojën në sallën e gjyqit

Shkruar nga Pamfleti

E kishte kthyer shtëpinë në bazë armatimesh në

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për për 35-vjeçarin Luçiano Deraj.

I riu u arrestua tre ditë më parë në fshatin Babicë, ku në banesë iu gjend një arsenal armatimesh të ndryshme.

Luçiano Deraj, u arrestua gjatë një operacioni të policisë së Vlorës së bashku me forcat RENEA. Seanca gjyqësore nisi në orën 11:00 të mesditës së kësaj të diele dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore Deraj nuk ka folur, duke mos dhënë asnjë reagim, përvec pyetjeve të drejtuara nga relatorës e kësaj secance.

Gjyqtarja e çështjes e cila ka dhënë vendimin ka qënë Lirza Sinollari. Ajo i ka cilësuar provat të mjaftueshme, arrestimin në flagancë, për ta lënë Luciano Derajn në masën "arrest me burg".

Mbi të rëndojnë një sërë veprash kriminale, por Luçiano Deraj është i dyshuar edhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale si i përfshirë në qytet.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më tepër rreth përfshirjes së tij, apo grupit kriminal që ishte pjesë.

Deraj dyshohet se i përket një grupi kriminal, i cili bashkëpunonte me të ndjerin Edison Harizaj (i njohur si Faqedjeguri) dhe një pjesë e tyre figurojnë të skeduar më dosjen e të zhdukurve në Vlorë. Sipas policisë pas vrasjes së Harizajt, Deraj dhe anëtarët e tjerë të grupit kanë rënë në sy për afërsinë me Ines Hajrullën, i cili ka rënë pre e disa atentateve përgjatë viteve të fundit, por edhe me fisin Llanaj.

Deraj bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera. Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzaminim pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.

Madje, dyshohet se snajperat e gjetur, njëri prej tyre, mund të jetë përdorur në ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarje kjo e muajit janar të këtij viti.

Sa i përket arsenalit të armëve që përfshinte snajperë, pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, radiomarrëse dhe mina me telekomandë, nënvizohet se ai është më i madhi i gjetur ndonjëherë në qytetin bregdetar. Për shkak të kalibrit 7.65mm, snajperi që është sekuestruar dyshohet është përdorur në ekzekutimin e fundit të ndodhur në Vlorë.

Maskat me silikon që janë gjetur përdoren për ndryshimin e imazhit të anëtarëve të grupit dhe bombat plastike për mos u kapur nga detektorët. Ato përfshihen në listën e mjeteve më të avancuara që përdorte ky grup ku Deraj bën pjesë.

Lini një Përgjigje