TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2023, 12:34

Vrasja e 28-vjeçares shqiptare në Gjermani, flet i afëmi: Ish-burri plagosi edhe motrën e viktimës

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 28-vjeçares shqiptare në Gjermani, flet i afëmi:
28-vjeçarja e vrarë nga ish-bashkëshorti

Familjari i 28-vjeçares shqiptare që u vra nga ish-burri të shtunën në mbrëmje në Gjermani është shprehur se gjatë martesës Jetmira Beka është përballur me dhunë nga ish-bashkëshorti, veprime të cilat bën që çifti të shkurorëzohet.

Viktima ka qenë e martuar, por për shkak të dhunës që ka ushtruar ish bashkëshorti i saj janë ndarë”, ka thënë ky familjar.

Ai tregoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parking të një marketi në Gjermani, ku siç u shpreh ai “E ka vrarë 28-vjeçaren duke e goditur, dhe ka lënë të plagosur edhe motrën e saj 18 vjeçare”.

Ai theksoi se varrimi i viktimës do të bëhet në Kosovë, ndërsa tregoi se viktima la pas vetes tre fëmijë.

“Po presim që varrimi të bëhet në Kosovë, kur ta sjellin trupin e të ndjerës. Viktima ka lënë tre fëmijë të vegjël. Më i madhi është në klasë të parë”, tha familjari i viktimës për Telegrafin.

 

vrasja e 28-vjeçares shqiptare në gjermani

Lini një Përgjigje