TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2023, 11:37

Vrasja e Arjan Gosës/ Familja Rexha i druhet hakmarrjes, kërkon mbrojtje nga autoritetet 

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Arjan Gosës/ Familja Rexha i druhet hakmarrjes, kërkon
Habib Rexha

Familjarët e Habib Rexhës, 31 vjeçarit që vrau me një plumb në kokë Arjan Gosën të dielën në Kavajë, kanë kërkuar mbrojtje nga policia. Mësohet se ata janë shprehur të frikësuar se familja Gosa mund të hakmerret për vrasjen e familjarit të tyre Arjan Gosa.

Familja Rexha pret një goditje nga familja e Gosës. Ata kanë deklaruar se ndihen të frikësuar pasi familja Gosa në një të ardhme mund të marrin guximin dhe të kryejnë një tjetër vrasje. Ata kanë kërkuar mbrojtje nga policia. Nuk duan të largohen pasi sipas tyre ndjejnë një farë turpi. 

Pista kryesore e hetimit është hakmarrja. Kjo për shkak se në muajin mars dy familjarët e dy familjeve, Edmond Gosa dhe Altin Rexha vranë njëri tjetrin në muajin mars pas një sherri banal mes tyre.

Si ndodhi vrasja e Arian Gosës?

Habib Rexha dy ditë më parë vrau me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Ai ka vepruar i vetëm dhe pas vrasjes ka arritur që të largohet. Shkak i vrasjes është hakmarrja, pasi Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në muajin mars të këtij viti në Kavajë, ku viktimë mbeti edhe Edmond Gosa. Autori veproi i vetëm, e duket se është përpjekur që shenjën e hakmarrjes t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë fisit Gosa. Ashtu sikurse Arjani u ekzekutua në sy të të atit, edhe Altin Rexha kishte pasur të birin përdore kur Edmond Gosa, e qëlloi me armë dhe e la të vdekur.

vrasja e arjan gosës

Lini një Përgjigje