
Aksi Tiranë–Elbasan është përgjakur mëngjesin e sotëm.Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një nga shoferët.
Raportohet se automjeti me drejtues shtetasin me iniciale E. Q. është përplasur me automjetin që drejtohej nga 55-vjeçari me iniciale Sh. K. Ky i fundit ka humbur jetën, ndërsa pasagjerja që udhëtonte në makinën e tij, shtetasja V. K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
"Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit."-njofton policia.
Policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje