TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2023, 09:49

Në kërkim për drogë, arrestohet 55-vjeçari në Malësi të Madhe

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim për drogë, arrestohet 55-vjeçari në

Një 55-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kultivuar 6300 fidanë kanabis në tokë dhe 20 300 fidanë të tjerë në kubikë, të cilët u gjetën dhe u asgjësuan nga policia, 3 ditë më parë, gjatë kontrollit të territorit të fshatrave Gruemirë dhe Çesme, Malësi e Madhe.

55-vjeçari A. D. nga Malësia e Madhe ishte shpallur në kërkim gjatë fazës së dytë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, që u zhvillua 3 ditë më parë, në zbatim të planit operacional për kontrollin e territorit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje