
Babai i Arian Gosës, 48-vjeçari që u ekzekutua me plumb në kokë teksa ishte duke konsumuar kafen me të atin ka folur për mediat. Ai ka deklaruar se nuk e mendonte që ngjarja e marsit do të vijonte.
Në mars, Altin Rexha bashkë me Edmond Gosën, pas një konflikti vranë njëri tjetrin. Babai i Arianit tha se për këtë arsye e quanin të mbyllur çështjen.
“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte me kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do te vazhdonte. Djali im Arjani pak dite me parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm te pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash qe Arjani u këput dhe pash një person qe doli me vrap. U shokova kur pash tim bir te goditur në kokë. S’kishte asnjë shprese, humbi jetën menjëherë. Nuk di çfarë te them me shumë,” ka deklaruar ndër të tjera Osman Gosa, babai i Arjan dhe Armand Goses, të cilët mbeten viktima në harkun e dy muajve.
Autori i vrasjes së 48 vjeçarit është vëllai i Altin Rexhës, Habib Rexha 31 vjeç i cili i është afruar tavolinës ku Arjan Gosa bashkë me babain e tij po konsumonin kafen dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.
Si ndodhi vrasja e Arian Gosës?
Habib Rexha dy ditë më parë vrau me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Ai ka vepruar i vetëm dhe pas vrasjes ka arritur që të largohet. Shkak i vrasjes është hakmarrja, pasi Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në muajin mars të këtij viti në Kavajë, ku viktimë mbeti edhe Edmond Gosa. Autori veproi i vetëm, e duket se është përpjekur që shenjën e hakmarrjes t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë fisit Gosa. Ashtu sikurse Arjani u ekzekutua në sy të të atit, edhe Altin Rexha kishte pasur të birin përdore kur Edmond Gosa, e qëlloi me armë dhe e la të vdekur.
Lini një Përgjigje