
Zbardhen të tjera detaje nga masakra në Greqi, ku dyshohet se janë vrarë 6 shqiptarë.
Mediat greke raportojnë se në Loutsa në lindje të Athinës, janë gjetur të vrarë 6 persona, 5 brenda një makine ndërsa 1 tjetër jashtë saj. Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me shqiptarë, por mbetet e pakonfirmuar.
“To Vima” shkruan se kemi të bëjmë me larje hesapesh. 6 personat janë qëlluar me pistoletë 9 milimetërshe nga distancë e afërt.
Po ashtu ajo shkruan se banorë të zonës kanë par një motor dhe një makinë që janë larguar me shpejtësi pas të shtënave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja. Ndërkohë forcat speciale kanë rrethuar zonën për kapjen e autorëve.
Lini një Përgjigje