
Një aksident është regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, teksa të plagosur kanë mbetur 3 efektivë policie.
Sipas informacioneve përplasja ndodhi në fshatin Frakull e Madhe, ku automjeti tip “Land Rover”, është përplasur me makinën e Policisë tip “Skoda”. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 3 punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Fier/Informacion paraprak/ Rreth orës 16:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda”, me drejtues punonjësin e Policisë H. K.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton Policia.
Lini një Përgjigje