TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shtator 2023, 16:38

Pse u ekzekutua Laert Keka në Vlorë? 41-vjeçari i njohu vrasësit, dy pistat ku po heton policia

Shkruar nga Pamfleti

Pse u ekzekutua Laert Keka në Vlorë? 41-vjeçari i njohu

41-vjeçari Laert Keka u godit nga pas me makinë nga autorët, më pas u ekzekutua. Policia e Vlorës ka rindërtuar mekanizmin e vrasjes që tronditi qytetin bregdetar mbrëmjen e së shtunës, me viktimën i cili lëvizte me motor në momentin që u ekzekutua.

Burime bëjnë me dije se 41-vjeçari ka dyshime të ketë shquar autorët teksa e ndiqnin me makinën tip Audi dhe në tentativë për t’u larguar ato e kanë përplasur.

Megjithatë dhe pas kësaj viktima është përpjekur të largohet me vrap, duke përshkruar vetëm disa metra pasi vrasësit e qëlluan atë nga afër me gjashtë plumba pistolete.

Kamerat e sigurisë në zonë konsiderohen me tepër rëndësi për hetuesit të cilët shpresojnë se përmes tyre të bien në gjurmët e autorëve të cilët dyshohet se ishin 3 persona.

Për identifikimin e tyre në polici janë shoqëruar dhjetëra persona, por deri tani grupi hetimor nuk ka ende asnjë të dyshuar.

2 janë pistat e hetimit që po verifikohen nga prokuroria dhe policia, raporton tv “Klan”.

Konkretisht ajo e hakmarrjes, si dhe ndonjë konflikti të mundshëm të kohëve të fundit ku viktima mund të ketë qenë i përfshirë.

41-vjeçari, Laert Keka i njohur dhe si Leartiad Lekaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Vite më parë ai ka qenë i dënuar për grabitje me pasojë vdekjen në Vlorë, ndërsa gjithashtu rezulton lidhje e ngushtë shoqërore me disa personazheve me rekorde kriminale në këtë qytet.

Lini një Përgjigje