TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shtator 2023, 16:22

Vrau Pjetër Kolën në Pukë pas konflikteve për kanabisin, arrestohet pas një viti autori

Shkruar nga Pamfleti

Vrau Pjetër Kolën në Pukë pas konflikteve për

37-vjeçari Maltin Gjini i njohur me emrin Alton është arrestuar nga Policia pas 1 viti, i autori i dyshuar për vrasjen e Pjetër Kolës, një vit më parë në Pukë.

Gjini akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri Pjetër Kolën për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike.

"Maltin alias Anton Gjini i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes se Pjetër Kolës, një vit më parë në Pukë, është vënë në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin M. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Lezhë, pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 37-vjeçari akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin P. K., për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike", njoftoi policia.

Si ndodhi ngjarja?

Kola u vra mbrëmjen e 27 shtatorit 2022 në një magazinë në fshatin Korthpulë, me një plumb në bark. Ai u dërgua i plagosur nga i vëllai dhe një person tjetër në Qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Më pas mjekët e nisën për në spitalin e Shkodrës, ku dhe ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Dyshohet se shkak i ngjarjes u bë prishja e pazareve të drogës. 

pjeter kola kanabis maltin gjini

Lini një Përgjigje