TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shtator 2023, 15:48

U kap me kokainë dhe kanabis, arrestohet "koka" e bandës famëkeqe; i dënuar me 10 vite burg në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kokainë dhe kanabis, arrestohet "koka" e bandës

Policia greke ka arrestuar një shqiptar i cili akuzohet si kreu i një bande famëkeqe të shitjes së kokainës, ndërsa ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga autoritetet helene me 10 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë.

43-vjeçari Gentian Abazi këtë herë ai u kap me 2 kg e 500 gram kokainë, 3 kg e 430 gram kanabis të papërpunuar, pajisje për përpunimin e drogës, materiale ambalazhimi dhe peshore precize elektronike.

Sipas media greke ai akuzohet si i përfshirë në plot 60 raste të shitjes dhe blerjes së kokainës.

Baza ku operonte Abazi ishte Athina. 43-vjeçari u vu nën monitorim të agjentëve të anti-drogës greke dhe u kap sapo zbriti nga një automjet me targa shqiptare në lagjen Peristeri të Athinës.

Ai do të dërgohet në Gjykatë për masë sigurie, ndërsa vazhdojnë hetime për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij në trafikun e drogës.

 

 

arrestim kokaine gentian abazi

Lini një Përgjigje