
Një 31-vjeçar nga Mati është shpallur në kërkim, pasi ka mbajtur peng një 14-vjeçare.
Mësohet se i riu e ka mbajtur peng të miturën në banesën e tij, dhe sapo konstatoi mbërritjen e shërbimeve në fshat u largua.
Uniuformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ergys Kertukua.
Pas informacioneve të marra në rrugë informative, se një shtetas po mbante në banesën e tij, një të mitur pa dëshirën e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në zonën e sinjalizuar, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për arrestimin e autorit.
Ndër të tjera policia thekson se 31 vjeçari banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje