TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shtator 2023, 10:38

Lëvizte i armatosur, arrestohet 20 vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte i armatosur, arrestohet 20 vjeçari në Elbasan

Një 20 vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi u kap me armë zjarri. Policia njofton se arrestimi i  Stiven Faqollit u bë i mundur pas informacioneve se ky shtetas po lëvizte në fshatin Qukës me kallashnikov.

Nga kontrolli në çantë, policia sekuestroi armën e zjarrit dhe municionin luftarak. 20 vjeçari përballet me veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

"Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bushtrica”, si rezultat i të cilit, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi S. F., 20 vjeç, banues në fshatin Qukës.

Nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak për të.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.-njofton policia.

Lini një Përgjigje