TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2023, 21:12

Përgjaket aksi Kukës - Morinë, makina nga Kosova përplas për vdekje një person

Shkruar nga Pamfleti

Përgjaket aksi Kukës - Morinë, makina nga Kosova përplas

Një aksident automobilistik me një viktimë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Kukës – Morinë, në afërësi të Uzinës.

Një automjet me targa Kosove ka goditur një kalimtar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të menaxhuar dhe trafikun i cili është rënduar për shkak dhe të kthimit të kosovarëve nga bregdeti shqiptar.

Viktima është një i moshuar.

Lini një Përgjigje