TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2023, 20:30

Aksident i rëndë në Malësi të Madhe, humb jetën një person

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Malësi të Madhe, humb jetën

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, ku një automjet me drejtues një 20 vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor 68 vjeçar. Viktimë ka mbetur Llesh Peposhi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Aliaj”. Policia ka shoqëruar në komisariat të riun ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor).

Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.”-njofton policia.

Lini një Përgjigje