TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2023, 14:31

Po transportonte 29 emigrantë të paligjshëm drejt vende të BE-së, arrestohet i riu në Pogradec

Shkruar nga Pamfleti

Po transportonte 29 emigrantë të paligjshëm drejt vende të

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi akuzohet se po transportonte me makinë 29 emigrantë të paligjshëm.

I riu me inicialet F.Q., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar. Por, menjëherë efektivët e polcisë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. 

30 vjeçari tentoi të kalonte emigrantët e paligjshëm kundrejt pagesës drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

emigrante pogradec arrestim

Lini një Përgjigje