TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2023, 11:48

Tentoi të fuste armë në Shqipëri nga Italia, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të fuste armë në Shqipëri nga Italia, arrestohet

Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia në portin e Durrësit pasi u kap në port me armë dhe fishekë, në tentativë për t’i trafikuar ato drejt vendit tonë. Në kuadër të operacionit të koduar “Rezidenti” pas hekurave ra Sindrit Kola banues në Lezhë dhe rezident në Itali.

"Kontrolle me përzgjedhje, bazuar në inteligjencën policore dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Rezidenti”. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe fishekë, si dhe 3 bombola metalike. Vihet në pranga 32-vjeçari, rezident në Itali, i cili i kishte fshehur sendet e kundërligjshme, në valixhe, me qëllim futjen në vendin tonë.

Në fazën e parë të këtij operacionit, Policia sekuestroi në portin e Durrësit, 1 pistoletë me 2 krehra, 1 kuti me 50 fishekë imitues të zhurmës dhe 3 bombola metalike që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, një shtetas kosovar, rezident në Francë.

Krahas angazhimit maksimal për të përballuar fluksin e lartë të qytetarëve në hyrje/dalje, për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe për krijimin e lehtësirave, me qëllim zvogëlimin e kohës së pritjes, gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe gjatë kontrolleve të mjeteve, shërbimet e strukturave hetimore dhe të atyre operacionale të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, kanë vijuar kontrollet me përzgjedhje, të bazuara në inteligjencën policore dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që po udhëtonte me traget, nga Ankona në Durrës, kishte armë zjarri që tentonte t’i fuste në vendin tonë, u finalizua faza e dytë e operacionit policor të koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit, në hyrje të RSh-së, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Sindrit Kola, 32 vjeç, banues në Lezhë dhe rezident në Itali. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në valixhe, si dhe i sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë me trup plastik, 2 krehra pistolete, 1 kuti me 50 fishekë imitues të zhurmës dhe 3 bombola metalike", njoftoi policia.

arme shqiperi italia

Lini një Përgjigje