
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin ndaj 41-vjeçarit Laert Keka mbrëmjen ne djeshme në Vlorë. Mediat raportojnë se autorët e vrasjes së 41-vjeçarit mund të kenë përdorur një armë me silenciator, ndërsa mendohet se ata kanë qenë vrasës me pagesë.
Gjithashtu, nga ekspertiza mësohet se plagët janë shkaktuar nga dy armë të ndryshme. Njëra nga armët dyshohet të ketë qenë pistoletë me silinciator ndërsa tjetra kallashnikov.
Ata kanë goditur motorin me makinë tip ‘Audi’ dhe motomjeti është rrëzuar. Në tentativë për t’i shpëtuar autorëve, viktima ka ikur me vrap në këmbë, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plumbave. Mendohet që autorët të kenë qenë 2-3 persona, ku një prej tyre ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit dhe disa prej plumbave kanë qenë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.
Ndërkohë, deri më tani 10 persona janë shoqëruar në polici, mes tyre persona që kanë qenë të përfshirë në një ngjarje të rëndë ku ishte i përfshirë edhe Laert Keka 10 vite më parë.
Bëhet fjalë për një grabitje që përfundoi në vrasje, krim për të cilin autori u dënua me 10 vite burg, i cili asokohe e mori përsipër 41-vjeçari. ‘Audi’ që u gjet i djegur në aksin ‘Kotë-Sevaster’, dyshohet se është përdorur për një tjetër atentat në veri të vendit. Nga hetimet paraprake, pista kryesore ku po heton policia, është ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohen edhe motivet e tjera.
Lini një Përgjigje