TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2023, 07:13

Vrasja e Laert Kekës në Vlorë, autorët djegin makinën me targa italiane; brenda gjendet një kallashnikov

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Laert Kekës në Vlorë, autorët djegin makinën
Laert Keka

Një atentat iu regjistrua një natë më parë në Vlorë, ku viktimë mbeti  Laert Keka, 41-vjeç.

Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi pranë kishës Ortodokse, dhe sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar disa të shtëna.


Mësohet se 41-vjeçari, i cili rezulton se ka ndryshuar gjeneralitete, emrin e mbiemrin, ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar. Sipas të njëjtave burime autori i maskuar ka zbritur nga një makinë ‘Audi A6’ me ngjyrë të errët me targa italiane dhe ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit.

Makina që dyshohet se është përdorur për krim është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë. Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur mbi 28 gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

8 persona janë shoqëruar gjatë natës nga policia e Vlorës lidhur me ngjarjen e rëndë.

vrasja e laert kekës në vlorë

Lini një Përgjigje