TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shtator 2023, 20:54

I përfshirë edhe një polic, zbulohen pamjet e sherrit masiv që ndodhi në ish-Bllok (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I përfshirë edhe një polic, zbulohen pamjet e sherrit masiv

Zbulohen pamjet e sherrit masiv që ndodhi në një lokal në Tiranë, ku u përfshi dhe një punonjës policie.

Konflikti mes 7 personash ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një lokal nate në zonën e ish- Bllokut, në kryeqytet.

Debati mes tyre ka qenë i çastit dhe për motive të dobëta.

Një prej personave të përfshirë në sherr është një 26 vjeçar punonjës policie, në komisariatin nr.1. Sipas burimeve, ai ka pasur armën e shërbimit me vete, por nuk është përdorur prej tij.

 

Lini një Përgjigje