Policia e Fierit ka goditur një grup kriminal që trafikonte drogë drejt Greqisë. Në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa është shpallur në kërkim organizatori.
Të arrestuarit janë Panajot Shahaj dhe Osmen Mehmetaj, u shpall në kërkim Eduart Mehmetaj.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 30 kg kanabis dhe 500 gramë kokainë, e ndarë në pako që do të trafikohej drejt Greqisë.
“Është kryer kontroll në banesën e shtetasit E.M dhe në automjetin e dyshuar që do të bënte transportin e lëndës narkotike. Rezultoi që në dysheme, në hapësirën e përgatitur posaçërisht në këtë automjet u gjetën 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 500 gramë lënë narkotike kokaine. Lënda narkotike ishte e ndarë në pako dhe e presuar me qëllim trafikimin drejt shtetit grek”, njoftoi policia.
Forca të shumta policie rrethuan shtëpinë e shënjestrës duke i shkuar në garazh ku kishte parkuar makinën me drogën brenda gati për nisje.
Lini një Përgjigje