Një 58-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet në Belgjikë, pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal.
Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se bëhet fjalë për shqiptarin Haredin Fejzulla. 58-vjeçari ishte dënuar me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit.
Ai ishte dënuar gjithashtu edhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale. Në total ai duhet të vuajë 18 vite burg.
Policia belge ka vënë në dispozicion një numër, për cilindo që ka informacione për shqiptarin e shpallur në kërkim
Lini një Përgjigje