
Një 44-vjeçare shqiptare është plagosur dje nga partneri i saj dhe po trajtohet në spitalin “Gennimatas”. Gjithçka sipas policisë ka ndodhur pak pas orës 20:30 të së mërkurës, në rrugën Agios Meletiou, në Patisia. Nuk dihet pse rumuni e ka sulmuar gruan.
Burri e ka goditur me thikë duke e plagosur në shpinë, krah dhe këmbë.
Viktima është dërguar në spitalin “Gennimatas”, ku po trajtohet, ndërkohë që po kryhen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lini një Përgjigje