TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2023, 10:15

'Zoti i drogës' mbërrin në Itali, Alket Hatija do kryejë dënimin me 20 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

'Zoti i drogës' mbërrin në Itali, Alket Hatija do

Mbërrin në Itali 'Zoti i Drogës' Alket Hatija i arrestuar në Durrës më 30 gusht 2023.

Ai është ekstraduar pak orë më parë nga Shqipëria në Itali ku do të vuajë dënimin me 20 vite burg marrë nga drejtësia italiane në vitin 2017.

Për autoritetet e këtij vendi ai njihet si “Zoti i Drogës” e drejtues i një organizate trafiku kokaine e heroine. Sipas autoritete italiane vetëm gjatë viteve 2003-2004, Hatija ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. 

Një vendim i shkallës së parë të Gjykatës së Durrësit pengoi më 2017 ekstradimin e tij në Itali me motivin se për të njëjta akuza e kishte kryer dënimin në Shqipëri.

Më pas më 2021 Gjykata e Apelit në Shqipëri hodhi poshtë këtë vendim e autorizoi ekstradimin e tij drejt Italisë. Por prej shtatorit 2021 Alket Hatija humbi gjurmët, u shpall në kërkim e derisa u arrestua nga Policia shqiptare.

zoti i droges alket hatija itali

Lini një Përgjigje