TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2023, 09:48

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, arresohen 24-vjeçari nga Korça dhe pakistanezi

Shkruar nga Pamfleti

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të

24-vjeçari Dejvi Ahmeti është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar me 13 emigrantë nga vendet e treta që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe synonin të kalonin në vendet e BE-së.

Në pranga është vënë dhe shtetasi pakistanez Hassan Raza që ndihmonte emigrantët të futeshin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.

24-vjeçari banues në Korçë është kapur në flagrancë gjatë operacionit "Road Guard 73", në aksin rrugor Tre Urat-Përmet, duke transportuar me automjet, drejt Tiranës, kundrejt shumës 150 euro për person, 13 emigrantët.

Ndërsa 33-vjeçari Raza, ndihmonte emigrantët nga vendet e treta, kundrejt pagesës 100 euro për person, që të futeshin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.

 

emigrante arrestim

Lini një Përgjigje