TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2023, 09:13

Lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 37-vjeçari i rrezikshëm në Elbasan 

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë,
Pamje nga operacioni

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar, i cili kishte fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në bagazhin e makinës që drejtonte.

Në pranga ka rënë Afrim Zhuka. Po ashtu është arrestuar edhe Armand Kurtii cili ishte pasagjer, për moskallëzim krimi.

“Blutë” kanë sekuestruar armën dhe municionin luftarak.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Covered”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Valas”, Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

-37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– 32 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit në automjetin  shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme."-njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje