TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2023, 08:31

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 16-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 16-vjeçari shqiptar

Një 16-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, pasi nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra gjatë pas një aksidenti rrugor. Gabriel Alibeaj kishte dalë me shokët mbrëmjen e së martës (6 shtator) por gjithçka u kthye në një tragjedi.

Teksa po ktheheshin me një triçikël për në shtëpi, 16-vjeçari dhe shoku i tij Xhibrili u aksidentuan. Gabrieli pësoi një dëmtim të rëndë në kokë dhe u dërgua me urgjencë me Pegaso në Cisanello në gjendje të rëndë.

Ishte babai i tij që përmes rrjetit social Facebook u kërkoi miqve dhe të njohurve një lutje që djali i tij të zgjohej.

“Ju falënderoj të gjithëve për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij”, shkroi babai i tij.

Përveç miqve dhe të afërmve, lidhur me këtë tragjedi ka reaguar edhe kryebashkiaku. 

“Jemi plot dhimbje dhe pa fjalë. Jemi të pikëlluar nga ajo që i ndodhi të riut Gabriel", tha i tronditur kryebashkiaku Filippo Bellesi.

Kanë mbërritur dhjetëra e dhjetëra mesazhe, nga miq, sportistë të tjerë, ekipe futbolli apo të njohur të thjeshtë.

 

aksident itali shqiptari

Lini një Përgjigje