
Policia italiane ka shkatërruar një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike që vepronin në zonën midis Venetos dhe Lombardisë.
Mediat vendase shkruajnë se pjesë e këtij rrjeti ishin italianë, shqiptarë dhe tuniziane ku mësohet se deri më tani ka nisur hetimi për 30 të përfshirë në këtë grup.
Sipas policisë italiane në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i 8 personave tunizianë dhe shqiptarë dhe janë sekuestruar 10 kg kokainë dhe heroinë dhe gati 30 mijë euro cash.
Akuza për 8 të arrestuarit është përfshirja në grup kriminal me qëllim trafikimin, posedimin dhe tregtimin e drogës.
“Edhe sot ligji ka shënuar një pikë të mirë në favor të saj në luftën kundër drogës, falë Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Venecias dhe Guardia di Finanza të Padovës, bashkëpunimi i përsosur i të cilëve çoi në sekuestrimin e një sasie të re të madhe. 10 kilogramë heroinë dhe kokainë, me tetë të arrestuar, 30 nën hetim dhe 30 mijë euro të sekuestruara. Me mirënjohje i shpreh komplimente DDA të Venecias dhe GDF të Padovës”, tha në një konferencë për shtyp presidenti i Rajonit Veneto, Luca Zaia
Ndër të tjera në media thuhet se tregtia e drogës u ishte besuar tunizianëve. Furnizuesit e tregtarëve të kokainës dhe heroinës ndodheshin midis Milanos, Padovës, Vicenzës dhe Selvazzano Dentro (Pd) dhe i referoheshin dy grupeve të organizuara, një italian dhe një shqiptar.
Rruga e kalimit të drogës në Lombardi
Sipas hetuesve, droga është nisur drejt Italisë e fshehur në një fund ‘të rremë’ të makinave. Mjetet lëviznin në dy drejtime, me embarkacion (me target) ose në rrugë tokësore. Lëvizja e makinave kontrollohej nga një zinxhir anëtarësh të organizatës që ishin aty për t’i shpëtuar kontrolleve. Anëtarët e grupit komunikonin me telefona që ishin të koduar dhe për këtë arsye bëheshin shumë të vështira për t’u përgjuar.
Raportet e përditshme të hetuesve që ndiqnin rastin bënë të mundur rindërtimin e të gjithë organigramës së bandës kriminale, të përbërë nga dy grupe të dallueshme, një grup shqiptar dhe një tjetër italian, të cilët vepronin midis Padovës dhe Selvazzano-s. Në fakt, ata ishin në kontakt me një sindikatë kriminale shqiptare me bazë në Lombardi, e aftë për të furnizuar me sasi të mëdha kokaine dhe heroinë bashkatdhetarët e tyre në Veneto dhe celulat e ndryshme në veri të Italisë.
Në dritën e provave që dolën, hetimet e drejtuara nga Prokuroria e Venecias u përqendruan te furnitorët shqiptarë, duke arritur kështu të grumbullohen prova serioze në lidhje me drejtuesit e hipotezuar të organizatës, të cilët në fakt ndodhen në Shqipëri. Në përfundim të hetimeve, përveç tetë të arrestuarve në aktin mes Selvazzano-s dhe Padovës, u arrit të identifikoheshin 30 persona, pothuajse të gjithë italianë, dhe disa tuniziane dhe shqiptare, të cilët edhe ata do të duhet të përgjigjen edhe për krime, konspiracion që synon trafikimin, posedimin dhe tregtimin e drogës. Me këtë operacion, Antimafia është e sigurt që i ka dhënë një goditje të rëndë tregut të trafikut të drogës.
Lini një Përgjigje