TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2023, 11:56

Shpërndanin kokainë nëpër Tiranë, publikohet fotoja e dy 'kokave' të grupit kriminal

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndanin kokainë nëpër Tiranë, publikohet fotoja e

 Këta janë çifti i bashkëshortëve Herald Rexhepaj dhe Viola Bendaj 'kokat' e grupit kriminal që u arrestuan ditën e sotme pas një operacioni policor të finalizuar pas 4 muaj hetimesh.

Policia sekuestroi 650 doza cannabis sativa 150 doza lënde narkotike kokainë dhe 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Grupi i rënë në pranga, e kishte bazën te Kodra e Diellit. Bëhet me dije se banorët e zonës kanë qenë në dijeni të rastit dhe ka qenë një shqetësim shumë i madh për ta.

Sipas policisë, identitetet e tetë të arrestuarve janë: Herald Rexhepaj, Viola Bendaj, Arolf Harizi, Arlind Aga, Xhersildo Arifllari, Dashamir Shehu, Indrit Gjoshi dhe Devis Saliaj. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

'Më sill 3 pica’ ose ‘Shko merr fantat’, ishin kodet që ata përdornin mes njëri-tjetrit kur u shisnin kanabis ose kokainë të rinjve që frekuentonin lokalet e natës në Tiranë.

Gjithashtu janë publikuar fotot e tre prej shpërndarësve të drogës të arrestuar.

Shpërndanin kokainë nëpër Tiranë, publikohet fotoja e
Arlind Aga
Shpërndanin kokainë nëpër Tiranë, publikohet fotoja e
Xhensildo Arifllari
Shpërndanin kokainë nëpër Tiranë, publikohet fotoja e
Arolf Harizi

 

viola bendaj herald rexhepaj arrrestim

Lini një Përgjigje