
Ka nisur seanca gjyqësore për avokatin Alban Bengasi të arrestuar dy ditë më parë në Rinas. Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca me dyer të mbyllura prej orës 12:00 për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.
Më herët, prokuroria e Posaçme ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alban Bengasin, i shpallur në kërkim në sajë të operacionit “Plumbi Artë”.
Nga hetimet ka rezultuar se Bengasi ka folur me Dumanin në lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij duke i dhënë 120 mijë euro. Bengasi i kërkonte Dumanit që të ushtron edhe dhunë ndaj ish-bashkëshortes.
Avokati u arrestua vetëm dy ditë më parë në Rinas, teksa u kthye nga Dubai. Ai do të përballet me akuzat e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Pritet që gjykata të vlerësojë masën e sigurisë të dhënë në mungesë të Bengasit.
Lini një Përgjigje