TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2023, 20:53

Aksident tragjik në Itali, 'Jaguari' përplaset me motorin; humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Itali, 'Jaguari' përplaset me motorin;

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një 29-vjeçar ka humbur jetën. 

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për shqiptarin Aldo Gjoka, 29 vjeç, i cili gjeti vdekjen pas një aksidenti me motor.

Gjoka kishte lindur në Tiranë dhe banonte në Lecce. Ngjarja e rëndë ndodhi në San Foca në bregdetin Adriatik të Salentos.

Gjoka ka qenë duke lëvizur me motorin e tij, kur për shkaqe ende të panjohura, është përplasur me një makinë tip 'Jaguar' e cila drejtohej nga një 44-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare.

Për shkak të goditjes të rëndë, makina ka përfunduar në një parmak ndërsa Aldo Gjoka ka përplasur murin rrethues të një prone private, duke e rrëzuar atë.

Gjithashtu u shkatërrua një shtyllë ndriçimi, motori mori flakë dhe Aldo gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Disa shoferë kalimtarë kanë lajmëruar shërbimet e urgjencës.

Përpjekjet për të shpëtuar të riun ishin të kota, pasi ai vdiq menjëherë nga lëndimet e rënda. Drejtuesi i makinës, në gjendje konfuze, u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme dhe për t’iu nënshtruar testeve të alkoolit dhe drogës.

itali aksident 29 vjecar shqiptar jaguar

Lini një Përgjigje