
Një 51-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar. Ky i fundit ka kallëzuar se 51-vjeçari me iniciale A.H, ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të riut.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë gjatë natës janë shënuar dy aksidente me dy të plagosur.
Një 32 vjeçar i identifikuar me inicialet B.D u arrestua pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen E. K., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa një 60 vjeç, i identifikuar me inicialet B.M banues në Tiranë u arrestua pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Rr., 37 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje