TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shtator 2023, 14:30

Aksident i rëndë në Klos, 'Benzi' përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Klos, 'Benzi' përplas për

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Suç të Klosit, ku ka humbur jetën një person.

Burime për mediat bëjnë me dije se shtetasi B.B., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë automjeti ka aksidentuar shtetasin Z.M., rreth 75 vjeç,(këmbësor), i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B.B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

aksident klos benz kembesor

Lini një Përgjigje