TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shtator 2023, 22:59

Grabitën karburantin dhe vranë me qytën e armës rojën, zbulohet e shkuara e errët e viktimës në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Grabitën karburantin dhe vranë me qytën e armës rojën,
Foto nga krimi në Vlorë

Detaje të reja janë mësuar nga atentati në Vlorë. Mësohet se, viktima, Laert Keka rezulton se ka qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje.

Mësohet se ai me disa shokët e tij kanë kryer një grabitje në vitin 2000. Ata kanë goditur një distriburtor karburantesh dhe janë përplasur me rojën. Mësohet se autorët e kanë qëlluar atë më qytën e armës duke e lënë të vdekur.

Në atë kohë Keka u dënua në Shkallën e Parë me 12 vjet burg, ndërsa shoku i tij F.Habili me 11 vite burg dhe F. Mezuraj me 12 vite burg. Apeli më pas i shpalli të pafajshëm dhe çështja shkoi në Gjykatën e Lartë, ku u konfirmua dënimi. Po ashtu dyshohet se ai ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e një kambisti.

Sa i takon dinamikës së ngjarjes, 41-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, por i është afruar një makinë tip “Audi”, ngjyrë e zezë me targa italiane dhe është hapur zjarr ndaj tij. Ai ka tentuar të largohet, por autorët e kanë ndjekur derisa e kanë ekzekutuar.

Mësohet se viktima pranë bibliotekës së qytetit ka ndaluar motorin dhe ka tentuar të largohet, por e ka pasur të pamundur për shkak të plagëve të marra. Ai ka rënë në tokë pa shenja jete.

Ndërkohë pak minuta më pas në lagjen “Kushtrimi” është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje. Policia ndërkohë ka bllokuar gjithë hyrjet e qytetit dhe po kryen kontrolle për kapjen e autorëve.

 

Lini një Përgjigje