TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2023, 09:41

Kërcënuan punonjësit e IMT-së, procedohen penalisht 5 persona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënuan punonjësit e IMT-së, procedohen penalisht 5

5 persona janë vënë nën hetim nga polica e Tiranës pas një sherri të ndodhur për vendosjen e një porte.

58-vjeçari E.K., kishte vendosur një portë, por fqinji i tij 43-vjeçari F. D., ishte ankuar se porta i zinte rrugën dhe më pas mes tyre ka nisur konflikti.

Është dashur ndërhyrja e IMT-së për të hequr portën, ndërsa punonjësit e IMT janë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës nga shtetasit E. K., 37 vjeç, S. C., 53 vjeç, dhe E. K., 58 vjeç.

Të tre personat që kundërshtuan punonjësit e IMT-së janë vënë në hetim, si edhe dy të tjerët që u përfshinë në sherr për portën. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Dëmtime të tjera me dashje"/

kercenim imt sherr punonjes

Lini një Përgjigje