TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2023, 11:26

Kultivuan kanabis në plazhin e Lukovës, 2 të arrestuar; 2 në hetim dhe 1 person i shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Kultivuan kanabis në plazhin e Lukovës, 2 të arrestuar; 2 në

Dy persona janë arrestuar ndërsa dy të tjera janë vënë në hetim dhe një është shpallur në kërkim pasi policia e Vlorës zbuloi të kultivuar lëndë narkotike kanabis në zonën e plazhit të Lukovës.

Këta pesë persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar 31 bimë narkotike, në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh.

Në pranga kanë rënë V. K., 30 vjeç, banues në Lukovë dhe K. A., 26 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për këtë veprimtari kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Lukovë.

Po ashtu janë vënë në hetim në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, F. V., 29 vjeç, banues në fshatin Piqeras, Himarë, dhe Sh. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër.

kanabis lukove arrestim hetim

Lini një Përgjigje