TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2023, 10:30

Mori peng të dashurën 17-vjeçare dhe e dhunoi, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Mori peng të dashurën 17-vjeçare dhe e dhunoi, arrestohet

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka marrë peng për disa orë të dashurën e tij 17-vjeçare dhe e ka dhunuar.

Sipas policisë, 23-vjeçari i identifikuar si Bred Llaftiu është arrestuar në Xhafzotaj të Durrësit ku dhe banonte.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se një shtetas i kishte hequr lirinë për disa orë, si dhe kishte ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në Xhafzotaj, dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. Ll., 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 23-vjeçari, ka marrë me forcë në automjetin e tij duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare", njoftoi policia.

peng dhune arrestim

Lini një Përgjigje