TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2023, 13:05

Gjykata e Sarandës liron inspektorin dhe specialistin që lejuan “masakrën” në Butrint

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e Sarandës liron inspektorin dhe specialistin që lejuan
Gjykata e Sarandës

Gjykata e Sarandës ka liruar dy të arrestuarit e dyshuar për “shpërdorim detyre” lidhur me mosveprimin duke lejuar hedhjen e inerteve dhe ndërtimin e mureve në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, Pemës së Thatë dhe Lagunës në Ksamil.

Prokuroria për Çane Aliaj, 62 vjeç, inspektor në ARZM, me funksion konkret roje, kërkoi masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës” ndërsa për Sokol Xhyheri, 37 vjeç, specialist në ARZM, kërkoi masën e sigurisë “Arrest ne burg”.

Ndërkohë në seancën e mbajtur mëngjesin e së dielës, Gjyqtarja Dejvi Çelçima i ka quajtur të pamjaftueshme provat e Prokurorisë.

Në përfundim të seancës ajo ka vendosur vetëm masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për të dy të arrestuarit.

Sikur të mos mjaftonte hedhja e inerteve, autorët kanë tentuar që këtë vend ta rrethonin. Ata kanë filluar një mur me gur, për të rrethuar të gjithë bregun e Liqenit, për ta shndërruar më pas në ndonjë bar, restorant, hotel apo resort.

 

gjykata e sarandës “masakrën” në butrint

Lini një Përgjigje