
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në orën 20:00 në Rrugën e Kombit, në afërsi të qytetit të Kukësit.
Një automjet me targa të Kosovës 05-750 EF që po udhëtonte në drejtim të doganës së Morinës, ka përplasur këmbësorin me iniciale H.B rreth 74 vjeç.
Nga goditja e fortë i moshuari është përplasur me xhamin e parë të automjetit e për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Forcat e policisë së bashku me ambulancën janë në vendngjarje.
Ndërsa grupi hetimor ka shoqëruar në komisariatin e Kukësit drejtuesin e automjetit dhe po vijon hetimet e shkakut të aksidentit fatal.
Pas aksidentit njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e rradhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”.
"Në autostradën Kukës-Morinë, në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. D. 60 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin H. B., rreth 74 vjeç,(këmbësor), i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit shtetasi S. D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje."-njofton policia.
Lini një Përgjigje