Laertjad Kekaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës (9 shtator) në Vlorë, fillimisht është përplasur nga makina e autorëve teksa udhëtonte me motor.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes mësohet se fillimisht autorët e kanë goditur 41-vjeçarin pranë Biblotekës publike 'Shefqet Musaraj' dhe e rrëzuar nga motori me të cilin po udhëtonte.
Më pas kanë nisur të shtënat ndaj tij, ndërsa një plumb ka goditur edhe derën e bibliotekës.
Laertjad Kekaj ka tentuar që të largohet me shpejtësi duke ju drejtuar zonës pranë kishës Ortodokse, por nga aty makina tip ‘Audi’ e ka goditur sërish, ndërsa më pas një prej autorëve ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar disa herë duke i shkaktuar vdekjen.
Në zonë dhe pikërisht në objektet rreth ngjarjes ka shenja plumbash.
Lini një Përgjigje