TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shtator 2023, 18:43

“Luftë” mes bandave në Greqi, dyshohet për 6 shqiptarë të ekzekutuar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Luftë” mes bandave në Greqi, dyshohet për 6
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë nga përplasja me armë ndaj grupeve kriminale në Greqi. Sipas raportimeve nga ‘CNN Greqia” dyshohet se 6 personat e vdekur janë me origjinë shqiptare.

Më konkretisht, episodi i përgjakshëm ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos dhe duket se ka pasur një shkëmbim zjarri mes grupeve, por rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen.

Sipas informacioneve njëri, i cili ndoshta ishte edhe shoferi, tentoi të arratisej dhe u hodh nga automjeti. Ndërkohë që pesë të tjerët ndodheshin brenda automjetit.

“Luftë” mes bandave në Greqi, dyshohet për 6

Megjithatë, këto të shtëna raportohet se kanë të bëjnë me një rast larje hesapesh mes grupeve mafioze. Makina në të cilën u gjetën të vdekurit është me targa gjermane.

Forca të forta të grupit DIAS kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa plumbat e gjetur vijnë nga një pistoletë 9 milimetërshe që duket se është përdorur në ekzekutim.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës dhe po skanon kamerat e sigurisë për të mbledhur video materiale që do t'i ndihmojnë të zbardhin lëmshin e ekzekutimit.

greqi

Lini një Përgjigje