TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2024, 10:39

U kap me 10 mijë pilula ekstazi, arrestohet trafikanti shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 10 mijë pilula ekstazi, arrestohet trafikanti shqiptar në

Një operacion i policisë greke ka zbuluar një rast të trafikimit ndërkombëtar të pilulave esktazi nga Holanda në Greqi.

Operacioni është zhvilluar në rrugën kryesore të Athinës “Leoforon Mesogion”, ku është ndaluar një automjet, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 pilula ekstazi.

Në prangat e policisë ka rënë shqiptari Viktor Muçopataj, 41 vjeç. Ky i fundit rezulton i arrestuar tre herë më parë për kokainë në Greqi dhe ka vuajtur 10 vite heqje lirie. Operacioni është drejtuar nga kreu i Policisë Kufitarë të Rafinës, Aggelo Kiousi. Në operacion ka marrë pjesë skuadra e antidrogës dhe njësia e operacioneve speciale të policisë kufitarë të Rafinës.

Sipas burimeve, Muçopataj dyshohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar trafiku dhe droga ishte trafikuar nga Holanda.

Lini një Përgjigje