TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2024, 10:35

Laboratori i kokainës në Fier, SPAK jep pretencën; kërkon 93 vite burg për 10 të akuzuarit

Shkruar nga Pamfleti

Laboratori i kokainës në Fier, SPAK jep pretencën; kërkon 93

SPAK kërkon në total dënimin me 93 vite burg për 10 të akuzuarit.

SPAK ka dhënë sot pretencën për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit. SPAK kërkon në total dënimin me 93 vite burg për 10 të akuzuarit.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të akuzuarit përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit në rast se shpallen fajtorë. Pas 5 muajsh hetime, një aksion i policisë shqiptare, asaj malazeze dhe DEA-s amerikane çoi në pranga 15 persona.

Sasia e lëndës narkotike vinte nga Kolumbia dhe përpunohej në Frakull të Fierit. Laboratori u gjet në banesën e ish-kryetarit të komunës, Viktor Çervanaku.

Droga ishte në portin e Tivarit që prej korrikut dhe u la aty për të pritur porositësit e lëndës narkotike.

Si u zbulua laboratori i kokainës?

Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine u kap në nëntor të 2022 në Portin e Tivarit në Malin e Zi, e cila më pas zbuloi një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit.

Banesa ku është zbuluar laboratori i kokainës, është në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut. Për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut, kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenaku, jetonte në Tiranë.

Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte.

Operacioni i cili u zhvillua nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, është mbajtur i fshehur, dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Frakull i Madh në Fier.

Në total u arrestuan 15 persona dhe 4 prejt tyre u kapën në Tiranë me pistoleta dhe kllashnikovë. Ato u arrestuan pasi dolën në përgjime dhe po mbaheshin në vëzhgim. U sekuestruan edhe armë, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 çifte.

4 të arrestuarit si pjesë e laboratorit të kokainës në Fier janë, Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët.

laboratori i kokainës në fier

Lini një Përgjigje