
Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Eduart Ndreca, Armando Ndreca është arrestuar ditën e sotme, pas akuzave për drogë.
Burime për mediat bëjnë me dije se akuzohet për kultivim të lëndës narkotike kanabis.
Nga operacioni antidrogë në Lezhë jane shoqëruar në komisariat dy persona, mes të cilëve dhe Armando Ndreca së bashku me kunatin e tij tij. Operacioni anti-kanabis u zhvillua në fshatin Kashnjet të Lezhës, por ende nuk bëhen me dije detaje të tjera.
Sipas njoftimit të policisë, u sekuestruan 2973 bimë narkotike, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.
Lini një Përgjigje