TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2024, 10:05

Plagosja në Shkodër, zbardhen detaje nga konflikti mes dy fiseve për një vajzë: 17-vjeçari u qëllua në sy të prindërve

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Shkodër, zbardhen detaje nga konflikti mes dy fiseve

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 17-vjeçarit Amarildo Gjergjit, mbrëmjen e kaluar në Shkodër.

Mësohet se 17-vjeçari ka marrë vetëm një plumb ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17-vjeçarit i cili u plagos nga shtetasi Gent Dushku, i cili vijon të jetë ende në kërkim nga policia.

Mësohet se konflikti ka filluar mes familjes Luka dhe Gjergji që janë komshinj me njëri-tjetrin. Palët kanë patur një sherr edhe më përpara lidhur me ngacmimin e një vajze.

Autori i ngjarjes, Gent Dushku i cili banon në lagjen “Xhabiej” në Shkodër është dhëndri i familjes Luka dhe ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bërdicë, ku ka nisur një debat me babain e të plagosurit.

Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku ka qëlluar me pistoletë djalin 17 vjeçar duke e lënë të plagosur, i cili po ashtu ndodhej jashtë së bashku me babain e tij. Në momentin e plagosjes, në rrugë ndodhej edhe nëna e 17-vjeçarit.

Efektivët kanë sekuestruar kaçavidën dhe gëzhojën me të cilën qëlloi shtetasi Gent Dushku. Po ashtu, policia e Shkodrës është duke zhvilluar kontrolle për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes i cili vijon që të jetë në kërkim nga uniformat blu.

"Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje