TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2024, 10:04

Lëvizte me drogë, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte me drogë, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Një 38-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë me 625 fara cannabisi të cilat i posedonte me qëllim kultivimin. I arrestuari ishte duke qarkulluar me motomjet në fshatin Vilzë, kur u ndalua nga policia për kontroll fizik.

"Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”, parandalohet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën fillestare.Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Vilza 1”. U kap në flagrancë me 625 fara cannabisi që i posedonte me qëllim kultivimin, në fshatin Vilzë, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen fara e cannabisit dhe motomjeti i këtij shtetasi. Si rezultat i punës së vazhdueshme policore dhe hetimore që po kryhet në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vilza 1”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Vilzë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke qarkulluar me motomjet, shtetasin V. P., 38 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën një qese me 625 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale farat e cannabisit dhe motomjeti i këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

fara cannabisi

Lini një Përgjigje